Haxhi Krasniqi rikthehet të shtunen në ring, përballet me boksierin gjerman

Haxhi Krasniqi rikthehet të shtunen në ring, përballet me boksierin gjerman

Robin Haxhi Krasniqi do ta zhvillojë përballjen e radhës në ring.

Të shtunen, boksieri nga Kosova do ta ketë rimeçin ndaj gjermanit, Dominic Boesel.

Dyshja ishin përballur mes vete në tetorin e vitit të kaluar, ku triumfues ishte Krasniqi.

Krasniqi me këtë rast kishte fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë, WBA.

Boksieri shqiptar, në këtë ndeshje e synon mbrojtjen e titullit.

Ndryshe, kjo përballje do të zhvillohet në “Getec Arena” në Magdeburg të Gjermanisë me fillim nga ora 23:15. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles