Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar kryetarin e komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Zenel Lekun.
Haxhiu bëri të ditur se me Lekun folën për punën e komisionit, sfidat që kanë në raport me trajtimin e rasteve, teksa bëhet e ditur se edhe u pajtuan që të njëjta të adresohen sa më parë.
“Për periudhën Janar – Shtator të këtij viti, janë 23 kërkesa të aprovuara në vlerë prej 45,095 Euro, ndërsa në proces të vlerësimit janë 3”, shkroi Haxhiu.