Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se keqpërdormi në këtë sektor si dhe mungesa e ministrit të shëndetësisë janë fyerje për profesionistët shëndetësor dhe ata që e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje.
Haxhiu: A nuk i beson Albin Kurti asnjërit në parti për ta emëruar ministër të shëndetësisë?
“Nëse për ju është Ok keqpërdorimi, nëse për ju është Ok mungesa e ministrit të shëndetësisë, është fyerje për ju që jeni profesionistë shëndetësor, është fyerje për të gjithë profesionistët shëndetësorë edhe Vetëvendosjen që e ka votuar, një ministër të Shëndetësisë mos me qenë në gjendje me emëru për një muaj e gjysmë, a nuk i beson ndonjërit prej juve këtu. Albin Kurti, a mundet ndonjëri prej juve me marrë përgjegjësi me thënë unë jam i gatshëm me marrë përgjegjësinë me udhëheq sektorin e shëndetësisë”, tha Haxhiu.
Në anën tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta ka thënë se janë partitë opozitare që ishin në pushet për shumë vite ndërsa sot po kritikojnë për keqmenaxhim në sektorin e shëndetësisë.