Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, gjatë seancës së sotme për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore tha se kjo qeveri ka marrur mandatin për t’i mbrojtur hajnat.
Ai pyeti se a është rastësi që “Albin Kurti po i mbron të gjithë të dyshuarit për korrupsion”.
Më pas, Haxhiu iu drejtua pozitës duke i thënë se edhe ata po i mbrojnë Martin Berishajn, Nagip Krasniqin, Ridvan Muharremin, Rozeta Hajdarin dhe “krejt të dyshuarit të tjerë”.
Ai u tha hallall ju qoftë se për këtë e keni marrë mandatin.
“A është rastësi që Albin Kurti po i mbron të gjithë të dyshuarit për korrupsion, se kështu nuk ka fol kur ka qenë në opozitë? Po e mbron Martin Berishajn, po e mbron Nagipin, po e mbroni edhe ju Nagipin, hallall ju koftë. Qashtu duhet, se për qita e keni marrë mandatin, me i mbrojt hajnat. Po e mbroni tash edhe Ridvan Muharremin, edhe Rozetën edhe krejt të dyshuarit tjerë të dyshuar për korrupsion”, tha Haxhiu.