Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se buxheti nuk ka kaluar për shkak të inateve ndaj Albin Kurtit.
Duke folur për ngërçin institucional që çoi në shpërbërjen e Kuvendit dhe në thirrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Haxhiu theksoi se Kosova nuk ka qenë kurrë në një pozitë të tillë.
“Kosova nuk ka qenë asnjëherë në një situatë tillë. Për shkak se, në qoftë se siç e pamë, buxheti nuk kaloi vetëm për shkak të inateve që kanë me Albin Kurtin. Buxheti nuk është i Albin Kurtit, është i qytetarëve. Dhe është buxheti më i madh ndonjëherë në Kosovë”, ka thënë Haxhiu.
