Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka dhënë përkrahje rezolutës së PDK-së, me të cilën synonte mbështetjen për Policinë e Kosovës dhe kjo ka shkaktuar shumë reagime nga deputetët e opozitës.
Deputeti Bekim Haxhiu e kritikoi kryeministrin Kurti, të cilin e quajti mashtrues.
Haxhiu iu drejtua Kurtit duke i thënë se karrierën e tij politike e ka ndërtuar “mbi gjakun e të tjerëve”.
“Me këtë mashtruesin nuk ia vlen me repliku. Nuk mundesh me trajtu opozitën bash si dush ti. Të barabartë jemi në këtë Kuvend. S’mundesh me mbajtë fjalim elektoral në VV pesë ditë pas vdekjes së Afrim Bunjakut, e mos me ardhë me mbështet Policinë. Kjo është pafytyrësi. Karriera jote politikë është mbi gjakun e të tjerëve.”