Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për vendimin që është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës për ekspertët gjyqësorë.
Ajo, në konferencën për media, ka deklaruar se është hera e parë që në Kosovë është duke u rregulluar me ligj kjo çështje.
“Deri tani ekspertët janë zgjedhur pa ndonjë bazë ligjore. Ne po e rregullojmë se çka është eksperti, kush mund të bëjë ekspertizë, apo cilat kompani të ekspertëve mund të kryejnë ekspertiza”, ka thënë Haxhiu.
“Projektligji po ashtu adreson kushtet për licencimin dhe marrjen e licencave, më nuk do të vlejë parimi “një herë ekspert, përgjithmonë ekspert”, por licenca do të vlejë pesë vjet”.
“Po ashtu parandalohet abuzimi që ka mundur të bëhet me ekspertiza, duke mos u dhënë përgjegjësi tek asnjë institucion”, ka thënë Haxhiu.