Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka deklaruar se skandalet në energji lënë të kuptohet se nuk kemi të bëjmë vetëm me elemente kriminaloe por njëherit, siç e quan ai, “një rrjet mafioz energjetik”.
IHaxhiu ka thënë se ishte interesi i dikujt që energjia elektrike të blihej më shumë sesa prodhohej, gjë e cila sipas tij ndodhi nën qeverisjen e Kurtit.
Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me elemente kriminale por kemi të bëjmë me një mafi energjetike e cila ka zhvatë me miliona euro të buxhetit të taksapaguesëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu gjersa ka theksuar se “Po flasim për një rrjet mafioz energjetik i cili ka sabotuar ose ka bllokluar investimet dhe riparimet në KEK dhe prodhimi i energjisë me Qeverisjen Kurti ka rënë ndërsa blerja e energjisë është rritë. Dikush ka pasur interes që të blejë energji mëshumë e të prodhojë më pak”.
Sipas Haxhiut, qasja në Kuvend e kreut të ekzekutivit linte shumë për të dëshiruar gjersa binte ndesh me kauzat që dikur kishte ardhur në pushtet.‘Ai që në pushtet ka ardhur me parullën “Hajnat në burg” del t’i mbroj hajnat në faltoren e Kuvendit. Ky është Albin Kurti dhe kjo çasje e tij sot në Kuvend është dëshpruese përqytetarët e Republikës së Kosovës sepse ata i besuan atij për të luftuar korrupsionin dhe nepotizmin ndërsa tani po shohim përpjekje të Kurtit dhe qeverisë së tij që të legjitimojë edhe nepotizmin, edhe korrupsionin. Pra, kjo ngritje ose marrje në mbrojtje e një personi i cili është arrestuar nga organet e hetusisëdhe prokuroria special t’i merr në mbrojtje këtë person, ose më herët e morri Martin Berishaj, një person i cili ka tërhequr miliona kesh nga paratë dhe nuk dihet ku kanë përfunduar ato para”, ka thënë Haxhiu në Dukagjin.
Ky i fundit ka thënë se Kurti po vepron “njëjtë” me drejtorin e KEK-ut sikurse në rastin Berishaj.
“Kurti në vend se t’i kërkonte zotit Berishaj ashtu siç proklamonte dikurkur ishte në opozitë që të linte pozitëne tij dhe t’u jepte hapsirë organeve të drejtësisë që të bëjnë hetime të pavarura, ai e morr në mbrojtje Martin Berishaj dhe personin e dytë që po e merr në mbrojtje, Nagip Krasniqi”, ka deklaruar Haxhiu .