Gazetari Baton Haxhiu është shprehur i mllefosur me gjendjen e partive opozitare në Kosovë.
Sipas tij, VV do të vazhdojë të fitojë zgjedhjet nëse opozita vazhdon të jetë e njëjtë. Ai e ka quajtur opozitën të paguximshme dhe pa ide për atë se çfarë po ndodhë.
“Më e keqe se marrëveshja me Serbinë është opozita kosovare”, tha ai në emisionin Pressing në T7.
Haxhiu kur ka folur për opzitën ka përmendur edhe Milazim Krasniqin i cili ka reaguar më pas përmes një postimi në profiline tij në Facebook.
“Nuk e kuptova pse me permendi si “lider opozitar” ky idiot”, ka shkruar Milazimi.