Pas dështimit të seancës për herë të 24-të, LVV ka mbajtur një takimme gratë e kësaj partie.
Në një takim të grave të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhiu foli sikur të ishte në luftë, duke u thënë delegateve të partisë se “duhet të kuptojnë në çfarë beteje janë”.
“Jemi në një moment të rëndësishëm politik, përveç sfidave në Kuvend dhe përpjekjeve për ta kthyer institucionin në funksion të qytetarëve të Kosovës, na presin zgjedhjet lokale. Por ku jemi të Kuvendi, dua t’ju lus që të kuptojmë në çfarë beteje jemi dhe çfarë pluhuri po ngrisin. Ata godasin individualisht, ndonëse problemin s’e kanë me mua, problemin e kanë me VV-në. Vet fakti që thonë se më e rëndë është Qeveria Kurti se sa bllokada në Kuvend, flet më shumë se gjithçka tjetër”, tha Haxhiu./GazetaEnigma/