Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka dhënë detaje rreth themelimit të Gjykatës Administrative, projektligj i cili u miratua sot në mbledhjen e 188-të të qeverisë së Kosovës.
Në një konferencë për media, ajo tha se themelimi kësaj Gjykate ka qenë zotim i tyre për qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Ne votuam këtë projektligj që ka për qëllim zgjedhjen e të gjitha kontesteve administrative përveç atyre në juridiksion të Gjykatës Supreme dhe gjitha kontestet nga marrëdhënia e punës në mes të personit fizik dhe institucionit të sektorit publik. Stafi i kësaj Gjykate do të shtohet me qëllimin që të jenë të përgatitur profesionistë edhe të përballojnë lëndet që janë të natyrës administrative”, tha Haxhiu.