Deputeti i PDK-së që është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur skandal të radhës rastin e hedhjes së një pacienti nga Klinika Torakale.
“Skandal pas skandali në shëndetësi! Pasi shkoi për trajtim në QKUK, pacienti hidhet nga dritarja e Klinikës Torakale dhe fatkeqësisht vdes. Pse? Shkaqet ende mbeten pa u sqaruar”, ka shkruar Haxhiu.
Ai thotë se keq menaxhimi dhe degradimi i shëndetësisë, e po ashtu humbja e jetës së njerëzve, në qendrat tona spitalore është shqetësuese.
“Për këto raste deri tani nuk ka llogaridhënie”, vijon tutje deputeti i PDK-së.
Për rastin e sotëm Ai ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë shkaqet e vdekjes së pacientit.