Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur në lidhje me grevën në arsim dhe ka patur kritika për mosreagimin e Qeverisë në lidhje me situatën.
Gjatë kohës që deputeti Haxhiu po fliste, dikush nga pozita po fliste nga vendi.
“Rri mo palohu qaty” ndërpreu fjalimin Haxhiu dhe iu drejtua deputetit në fjalë.
Ai tutje tha se vetë kryeministri nuk do të gjejë zgjidhje, pasi do trazira.
“Të diskutoj sot si prind pa ndikime politike, si prind që i kam dy fëmijët në shpi, që vijojnë mesimetne shkolla publik , dhe sot janë ke shpia. Nese dikush del fol me brengen e një prindi qohet dikush diskuton nga vendi”
“S’dojmë me i’u rrezu kemi me i’u lan me punu katër vjet me i’u pa. Shkolla shqipe nuk eshte ndal as ne kohe lufte, tash është ndal shkolla shqipe. Nuk po muj me te kuptu si po del Ministrja me kaq elokuencë e me justifiku mbylljen e shkollave. Nuk presim zgjidhje prej Sindikatave por prej Qeverisë.Ama 100 euro, ama 50 euro” kjo po diskutohet ketu. Për keta rrinë fëmija në shpi, kryeministri po do trazira. Tani me datën 1 nuk do t’i marrin pagat mesimdhënit dhe ky do vetëm trazira” deklaroi Haxhiu në Kuvend.