Haxhiu: Në VV, politika nuk është bërë kurrë pazar, por është luftuar për ta mbajtur të pastër

Haxhiu: Në VV, politika nuk është bërë kurrë pazar, por është luftuar për ta mbajtur të pastër

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në tribunën “Historiku i Lëvizjes”

Ajo tha se Lëvizja nuk ishte thjesht një parti tjetër politike, por një reagim qytetar dhe moral ndaj padrejtësive dhe sistemit të dobët pas luftës. Sipas saj, Vetëvendosje u dallua për lidhjen e ngushtë me qytetarët, për sinqeritetin e kauzës dhe për trajtimin e politikës si mjet ndërgjegjësimi, jo si mjet pushteti.

Haxhiu theksoi gjithashtu rëndësinë që Lëvizja i ka dhënë barazisë gjinore dhe rolin vendimtar të grave në çdo proces politik e protestë. Ajo përmbylli fjalën duke falënderuar të gjithë ata që besojnë në drejtësi sociale, barazi dhe sovranitet.

Related Articles