Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga partia asamblistin Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Shqipëri si i dyshuar për trafikim me drogë.
E pas këtij vendimi, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila vjen nga e njëjta parti.
Me këtë rast ajo ka kërkuar dënimin e institucioneve.
“Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë duhet ta marrin dënimin e merituar!”, tha ajo.