Haxhiu për pagat: Ky dështim nuk guxon të kalojë pa ndëshkim dhe pa protesta kolektive

Haxhiu për pagat: Ky dështim nuk guxon të kalojë pa ndëshkim dhe pa protesta kolektive

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka bërë thirrje për protesta kolektive, pasi që sot nuk u ekzekutuan pagat në administratën shtetërore, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook Haxhiu ka thënë se është lajm skandaloz që të mos ekzekutohen pagat nga buxheti i Kosovës.

“Duam pagat tona! Kjo është thirrja e punëtorëve të administratës shtetërore që paguhen nga Buxheti i Kosovës! Ishte lajm i keq kur u kuptua që Lista e pagave në shëndetësi do të ekzekutohen pa e përfshi pagesën për kujdestaritë dhe ndërrimin e natës, por doli të jetë lajm skandaloz se sot pagat që ekzekutohen nga Buxheti i Kosovës, nuk janë ekzekutuar fare, jo vetëm në shëndetësi, por përgjithësisht në administratën publike. Ky dështim nuk guxon të kalojë pa ndëshkim, pa protesta kolektive”, ka shkruar Haxhiu. /Gazeta Enigma/

Related Articles