Për rastin e të moshuarës në Pejë e cila është sulmuar nga një infermiere ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se në këto momente institucionet përgjegjëse, policia dhe prokuroria, janë duke e bërë punën e tyre dhe disa nga personat e dyshuar janë arrestuar.
Sipas saj, menaxhmenti duhet të jap llogari për keqtrajtimin e qytetarëve në ato ambiente.
PostimI i plotë:
Sjellja abuzuese e mizore, ndaj një të moshuare në Pejë, na ka tronditur të gjithëve.
Në këto momente institucionet përgjegjëse, policia dhe prokuroria, janë duke e bërë punën e tyre dhe disa nga personat e dyshuar janë arrestuar.
Abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi prandaj qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet në rast të dyshimeve për keqtrajtimin e familjarëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, apo edhe në qendrat tjera të kujdesit ndaj këtyre kategorive. Hetimet duhet të thellohen!