Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në ceremoninë e 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
“Nderojmë me plot respekt për punën e palodhur dhe të përkushtuar për mbrojtjen e qytetarëve dhe sigurimin e paqes në vendin tonë”, shkroi Haxhiu.
“Çdo ditë e më shumë, në çdo sfidë, Policia e Kosovës dëshmon se siguria jonë është prioriteti i tyre”.
E para e MD-së tha se përmes përkushtimit, ndershmërisë dhe profesionalizmit të lartë Policia ka fituar edhe më shumë besimin dhe respektin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Me respekt të veçantë do të kujtojmë përherë të gjithë ata të cilët dhanë jetën për mbrojtjen e atdheut dhe sigurinë e qytetarëve, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme të guximit, sakrificës dhe heroizmit”, u shpreh Haxhiu. /Gazeta Enigma