Gjatë javës së fundit veriu i Kosovës nuk ka gjetur qetësi, kurse megjithë shtimit të prezencës së pjestarëve të Policisë së Kosovës, serbët kanë vazhduar të bëjnë akte vandale.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përgëzuar Policinë e Kosovës, duke thënë se si çdoherë edhe tani po mbrojnë sovranitetin në luftë ndaj bandave kriminale.
“Policia e Kosovës, si çdoherë në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe në luftë ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi. Për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së grave dhe burrave anëtarë të Policisë së Kosovës.
Mbështetje e parezervë për ta dhe veprimeve të tyre në mbrojtje të rendit e të ligjit në Republikën e Kosovës”, shkroi ajo në Facebook.