Gazetari Baton Haxhiu vlerëson se kryeministri Albin Kurti e ka hapur temën e zgjedhjeve “për të ndërtuar mjegull politike”.
Këtë koment Haxhiu e dha në Pressing, teksa u diskutua tema e zgjedhjeve që krijoi jehonë mbrëmë pas takimit Kurti-Krasniqi.
“Tregon mjaftueshëm pse Albini ditën kur e ka kuptuar se nuk e dërgon Asociacionin e hap temën e zgjedhjeve për të ndërtuar një mjegull politike e cila është po aq e vjetër si spin politik”, tha Haxhiu.
“Vëmendja totalisht nga një gjë që është serioze, e rëndë dhe fatale për ne (çështja e KiE) dhe jo vetëm ajo, tregon se zgjedhjet janë bërë për të ndërtuar një rrëfim tjetër paszgjedhor”, tha tutje Haxhiu.