Haxhiu: Rasti i vrasjes së 35 vjeçares, nuk do të shkojë pa dorëheqje dhe shkarkime!

Haxhiu: Rasti i vrasjes së 35 vjeçares, nuk do të shkojë pa dorëheqje dhe shkarkime!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar dorëheqje dhe shkarkime pas vrasjes së 35 vjeçares shtatzënë në QKUK.

Haxhiu në Blic Interviews me Astrit Gashin foli edhe në lidhje me dorëheqjen e saj nga posti i ministres së Drejtësisë.

“Nëse vrasja e grave dhe vajzave ndalet me dorëheqjen time, unë që tani jap dorëheqjen. Ky rast nuk do të shkojë pa dorëheqe dhe pa shkarkime. Qoftë në repartin e Gjinekologjisë, qoftë në Polici. Nëse një zyrtar e ka për obligim të ofrojë mbështetje për viktimën, nuk duhet të amnistohet askush. Ministrat mund të japin dorëheqje nëse nuk e kanë adresu një veprim që është dashur të adresohet. Unë dhe ministri Sveçla kurdo që e vlerësojmë se diçka ka ndodh si pasojë e mosveprimit ose e veprimit të gabuar sigurisht që do të japim dorëheqjen.Mirëpo edhe zyrtarët publikë që paguhen me taksat e qytetarëve të Kosovës duhet ta kryejnë punën e tyre” tha Haxhiu raporton Gazeta Blic.

Related Articles