Haxhiu: Refuzimi për t’i shërbyer komuniteteve joshumicë i papranueshëm dhe i dënueshëm

Haxhiu: Refuzimi për t’i shërbyer komuniteteve joshumicë i papranueshëm dhe i dënueshëm

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas shqetësimit të shprehur nga ana e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, se lokalet gastronome në disa qytete të Kosovës nuk po iu shërbejnë komuniteteve joshumicë.

“Refuzimi për t’i shërbyer komuniteteve joshumicë është i papranueshëm dhe i dënueshëm”, ka shkruar Haxhiu në një postim.

“Kjo nuk duhet të ndodhë askund dhe asnjëherë. Barazi dhe jo diskriminim”, u shpreh tutje ministrja.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal përmendi veçanërisht një rast të diskriminimit në Gjakovë.

“Për një rast të tillë edhe dje me informuan aktivistë nga Gjakova. Gjakova është ndër qytetet shembull për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të lejohen të ndodhin”, tregoi ministri./Gazeta Enigma/

Related Articles