Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka kritikuar Prokurorinë për drejtësi selektive.
Ajo ka thënë se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i ka dërguar në Prokurori mbi 20 raste dhe për asnjërën nuk është kontaktuar.
“Rizvanolli ka adresuar më shumë se sa 20 lëndë. Për asnjërën prej tyre nuk është kontaktuar. Unë i kam 17 lëndë përpara, asnjëherë nuk është ftuar as bordi, as menaxhmenti dhe askush tjetër që i ka deponuar këto raste”.
“Kam gjetur në MD që prona publike nga ish-ministri i është dhënë privatit, por prokuroria e ka mbyllur këtë rast”.
“Por tash prokuroria a e din më kë merret? Me auditorin e MD që ka gjetur se janë bërë shkelje. Kjo nuk është drejtësi, është drejtësi selektive”.