Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka komentuar raportimet e mediave që drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi “do të shkarkohet”.
Askush deri më tash nuk i ka konfirmuar ato raportime.
E gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, Haxhiu teksa pyeste ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin për problemet e shëndetësisë tha se Valboni nuk do të shkojë i vetëm.
“Me sa duket Valboni nuk do të shkojë i vetëm”, ka thënë Haxhiu teksa s’ka treguar se “kush do të shkojë”, përpos Valbonit të cilit po i përmendet emri si potencialisht i shkarkuar.