Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në mbledhjen e katërt të Grave për Vetëvendosje, ka deklaruar se një konsideratë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, nuk është më pas ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti, raporton Gazeta “Enigma”.
Haxhiu tutje tha se ShKK-ja ishte konsideruar si një institucion që punëson vetëm burra, por kjo është ndryshuar, pasi sipas saj gjatë qëndrimit të saj krye të detyrës si ministre e Drejtësisë, janë punësuar 72 gra.
Ajo bën dhe krahasimin nga vitit 2018-2021, ku thotë se vetëm 16 gra ishin të punësuara në ShKK, njofton Klankosova.tv.
“Me qëllim po e përmend Shërbimin Korrektues të Kosovës, ku deri vonë është konsideruar si një institucion ku duhej të punësoheshin vetëm burra. Ne e kemi ndryshuar këtë, dhe vetëm përgjatë kësaj periudhe janë punësuar 72 gra. Për ta bërë një krahasim nga viti 2018 deri në vitin 2021, kanë qenë vetëm 16 gra”, tha ministrja.
“Sa i përket refomerës në drejtësi, më lejoni të iu tregoj se e kemi finalizuar dhe dërguar në Kuvendin e Kosovës amendamentet kushtetuese për vetingun në sistemin e drejtësisë, siç pritet edhe të votohen”.