Haxhiu takohet me udhëheqësen e strehimores së grave në Artanë, flasin për sfidat

Haxhiu takohet me udhëheqësen e strehimores së grave në Artanë, flasin për sfidat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim udhëheqësen e strehimores së grave në Artanë, Vesna Soiq, aktivisten për të drejtat e grave, Nevenka Rikallo dhe Adelina Berishën nga Rrjeti i Grave.

Haxhiu tha se qëllimi i këtij takimi ishte informimi nga afër mbi punën e strehimores dhe adresimin e sfidave në shërbimet e strehimit.

“Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit, u dakorduam që sfidat t’i adresojmë përmes takimeve të përbashkëta me institucionet përgjegjëse dhe për shërbime më të mira për të gjitha viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”, shkroi Haxhiu.

Related Articles