Haxhiu thotë se MSH-ja po e mbanë të fshehtë që mbi 135 mijë vaksinave iu ka skaduar afati

Haxhiu thotë se MSH-ja po e mbanë të fshehtë që mbi 135 mijë vaksinave iu ka skaduar afati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se aktualisht janë mbi 135 mijë vaksina të cilave iu ka skaduar afati.

Ai ka thënë se këtë detaje Ministria e Shëndetësisë po e mbanë të fshehur.

 “Sipas informacioneve që kemi janë një sasi e konsiderueshme e vaksinave të cilat u ka skaduar afati përveç atyre 132 mijë vaksinave tjera”, ka thënë Haxhiu.

“Më shumë se ato 132 mijë vaksinave që iu ka skaduar afati në gusht, iu ka skaduar afati kësaj radhe. Ministria e Shëndetësisë po e mban të fshehtë këtë informacion”, tha ndër të tjerash deputeti i PDK-së në ATV.

Kujtojm se edhe gjatë muajit gusht të vitit të kaluar rreth 132 mijë vaksina kanë humbur vlefshmërinë e tyre pasi që iu ka skaduar afati.

Related Articles