Haxhiu tregon se kur mund të shkojë në kuvend marrëveshja me Danimarkën për burgjet (VIDEO)

Haxhiu tregon se kur mund të shkojë në kuvend marrëveshja me Danimarkën për burgjet (VIDEO)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se marrëveshja me Danimarkën për burgjet mund të procedohet brenda një muaji në kuvend.

Gjatë konferencës me homologun e saj nga Shqipëria, Ulsi Manja, ajo tutje shtoi se ka pasur diskutime të gjata ndërmjet Ministrive të Ekonomisë së Kosovës dhe Danimarkës, të cilat Haxhiu theksoi se janë përmbyllur dhe kanë pasur të bëjnë me mbështetjen për energjinë e gjelbër.

“Kemi pasur diskutime të gjata ndërmjet Ministrive të Ekonomisë, asaj të Kosovës dhe Danimarkës. Tashmë këto diskutime janë përmbyllur dhe kanë pasur të bëjnë me mbështetjen për energjinë e gjelbër, një pjesë e konsiderueshme e mbështetjes vjen edhe për energjinë e gjelbër. Prandaj ne nuk kemi mundur që ende të nisim renovimet në qendrën në Gjilan, për faktin se pa u ratifikuar marrëveshja në kuvend s’mund ta bëjmë, por duket që e njëjta shumë shpejt do të procedohet në Kosovë”.

Haxhiu e pyetur lidhur me marrëveshjen me Danimarkën për qelitë me qera tha se brenda një muaji kjo ujdi do të shkojë për ratifikim në Kuvend të Kosovës.

“Mund të ndodhë brenda një muaji, por në qoftë se nuk arrin brenda një muaj uroj të mos ma zini për të madhe, por synimet janë që brenda një muaji kjo marrëveshje të procedohet në kuvendin e Kosovës”, tha Haxhiu.

Related Articles