Haxhiu uron djalin e Veselit për ditëlindje

Haxhiu uron djalin e Veselit për ditëlindje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka uruar të birin e Kadri Veselit, Klestorin, për ditëlindje.

Ai e ka bashkëngjitur një fotografi me Klestorin, duke uruar që ditëlindjen tjetër ta festojnë bashkë me Veselin.

“Klestori, djali i mikut dhe bashkëluftëtarit tonë Kadri Veseli sot feston ditëlindjen, i uroj nga zemra të ketë jetë të gjatë e sfidat e jetës t’i përballoj burrërisht si babai i tij”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Uroj që ditëlindjen tjetër ta festojmë fitimtar së bashku me Kadriun! U bëfsh 100 vjeç Klestor!”

Kadri Veseli aktualisht ndodhet në Hagë ku po gjykohet.

Related Articles