Haxhiu: Vetëvendosja duhet të shkojë në opozitë

Haxhiu: Vetëvendosja duhet të shkojë në opozitë

Ish-deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, në njû deklaratë për media ka folur rreth zhvillimeve më të fundit politike në vend, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai u pyet se a mund të ketë një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës?

Haxhiu tha se beson se nuk do të ketë një koalicion të tillë, as tash as në të ardhmen e afërt.

“Sepse Vetëvendosja pas kësaj keqqeverisje duhet të shkojë në opozitë. Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të manipuluara, janë të blera. Nuk janë fer “, deklaroi Haxhiu në DPT te Fidani.

Ai theksoi se Vetëvendosja i ka përdorur në fushatë resurset shtetërore në kundërshtim me ligjin duke blerë vota.

Related Articles