Ish-ylli i Chelseat, Eden Hazard, ka sugjeruar që ish-shoku i skuadrës, Cesc Fabregas, ta marrë drejtimin e Bluve.
Hazard, i cili fitoi disa trofe gjatë kohës së tij në Londër, ka thënë për talkSPORT se Fabregas do të ishte i pari në listën e trajnerëve të ardhshëm të Chelseas, nëse do të ishte në dorën e tij që të vendoste.
Megjithatë, Fabregas nuk është në listën e ngushtë të Chelseat për momentin, me Thomas Frank nga Brentford dhe trajneri fitues i Leicester City, Enzo Maresca, që janë pjesë e ngushtë e garës. /Gazeta Enigma