Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë vizituar familjen Haliti, për t’iu shprehur ngushëllime pas vdekjes së tre anëtarëve gjatë javës së kaluar, raporton Gazeta Enigma.
Minxhozi dhe Haziri thanë se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë shqiptarët, derisa kanë kërkuar që organet e shtetit shqiptar të zbardhin rastin.
Kurse, Haziri përmes një statusi në Facebook ka shkruar se shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dalë me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e rastit.
“Shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës. Për shpirtrat e Elfetes, Afrimit e Ferdinazes, për familjen Haliti, për Gjilanin, për Kosovën, për Shqipërinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, ka thënë Haziri.