Haziri flet për zgjedhjen e Bashës për kryeparlamentar

Haziri flet për zgjedhjen e Bashës për kryeparlamentar

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se VV-ja, PDK-ja dhe deputetë të grupeve të tjera, zgjodhën për kryetar Kuvendi, bashkautorin e një punimi që ka përbaltur UÇK-në.

Kjo siç tha Haziri, është shumë e rëndë.

Në postimin e tij të bërë të Facebook, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës shprehet se Basha nuk e pati një fillim të mbarë, pasi sipas tij, ka vazhduar me shkelje kushtetuese tek ndarja e votimit për nënkryetar të komuniteteve pakicë.

“Partia e parë, të cilës i garantohet ekskluziviteti i propozimit të kryekuvendarit, arriti që ta kalojë këtë pa marrëveshje politike, me insistim sipas procedurës. Por, çka se?! PDK dhe deputetë të disa grupeve politike ‘peng’ të fjalës publike, e zgjodhën propozimin e pestë të VV-së për kryekuvendar. Fillim jo i mbarë nga z. Basha duke vazhduar me shkelje kushtetuese tek ndarja e votimit për nënkryetar të komuniteteve pakicë. Në anën tjetër, VV, PDK dhe deputetë të grupeve të tjera, zgjodhën për kryetar Kuvendi hiç më pak se bashkautorin e një punimi që e përbaltos UÇK-në, i cili pëlciti pakënaqësi për përshkrimin dhe cilësimin e luftës çlirimtare. E rëndë shumë, me thënë të drejtën”, ka shkruar Haziri.

Related Articles