Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për deputet, Lutfi Haziri, ka thënë se në zgjedhjet e 7 qershorit, gara e vërtetë do të jetë mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kandidates për presidente nga LDK, Vjosa Osmani.
Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se në këtë kohë para-fushate, “rritja, fryma dhe mbështetja ka me pëlcit në këtë konkurrim politik”.
“Gara realisht po zhvillohet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit. Kjo është ajo që ne jemi duke e parë në terren, dhe çdo ditë, rritja, fryma dhe mbështetja ka me pëlcit në këtë konkurrim politik. Mundet sot me i ik, dhe nuk mundet garën me ba as përmes Glaukut e as përmes zonjës Haxhiu, as përmes delegimit, sepse gara e vërtetë në Kosovë kësaj here do të jetë mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit”, deklaroi Haziri.
Ai shtoi se LDK dhe LVV po garojnë se cila do të jetë e para në zgjedhjet e 7 qershorit.
