Haziri: Gjilani është shndërruar në qytet të kronikës së zezë

Haziri: Gjilani është shndërruar në qytet të kronikës së zezë

Nënkryetari i LDK-së dhe ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në një lokal në Gjilan, duke thënë se ky qyetet, prej epitetit qytet i paqes dhe i respektit, “është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë”.

“Brenda dy ditësh Gjilani u trondit nga dy ngjarje të rënda, dhuna grupore ndaj një të miture dhe vrasja e sotme e trefishtë me një të plagosur, sipas raportimeve, duhet të jetë alarm për të gjithë”, shkroi Haziri.

Ai tha se Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan i dënon këto akte dhe kërkon nga organet kompetente zbardhjen e këtyre rasteve deri në fund.

“Është e dhimbshme që prej epitetit qytet i paqes e i respektit dhe qytetit pa asnjë vrasje, në vitet e fundit Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme”.

“I shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të personave të vrarë sot, ndërsa përsonit të plagosur i urojmë shërim të shpejt!”, shtoi tutje Haziri. /Gazeta Enigma

Related Articles