Haziri i bindur: Kandidatët e LDK-së janë me duar të pastra, do të jenë besë e shpresë për komunat e Republikës

Haziri i bindur: Kandidatët e LDK-së janë me duar të pastra, do të jenë besë e shpresë për komunat e Republikës

Në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, kryetari i kësaj partie Abdixhiku dhe ekipi kanë konfirmuar kandidatët për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 për 23 komuna

Lutfi Haziri thekson se këta profesionistë do të rikthejnë emrin e Gjilanit si kryeqendër ekonomike, arsimore dhe kulturore, ndërsa në ditët në vijim pritet finalizimi i listës për komunat tjera dhe këshilltarët lokalë.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen sotme të Kryesisë së LDK-së të udhëhequr nga kryetari Abdixhiku, pas një procesi të brendshëm konsultativ, të ndërtuar mbi besim e unitet të plotë, zyrtarizuam ekipin tonë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Këto personalitete, të cilët janë me kredo të lartë profesionistë të jashtëzakonshëm dhe njerëz duar të pastra, do të jenë besë e shpresë për komunat e Republikës.

Arbëri, në veçanti, do t’ia rikthejë Gjilanit namin e një kryeqendre ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës e sportit.

Suksese ekipit tonë fitues për zgjedhjet lokale të vitit 2025 të 23 komunave, ndërkaq në ditët në vijim, do t’i zyrtarizojmë edhe kandidatët tanë për Malishevë, Klinë, Kamenicë, Kaçanik; dhe në të gjitha komunat tjera, sikurse edhe që do ta finalizojmë dhe listën e mbi 994 këshilltarëve lokalë!
LDK, besë dhe shpresë për Kosovën!

Related Articles