Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë të premten se shumica parlamentare nuk ka vullnet për ta çuar vendin në zgjedhje të reja të parakohshme, sepse “nuk ka arsye” që Qeveria të japë dorëheqje.
Rreth kësaj deklarate në një prononcim për Gazeta Blic, ka reaguar edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ku tha se shumica e parlamentit i bie LVV dhe Guxo.
Haziri tutje ka thënë se ata e kanë problem që ta votojnë shpërdarjen prandaj dorëheqja është një akt politik që krijon mundësin për zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.
“Shumica parlamentit i bjen LVV/Guxo. Ata kanë problem me votu shpërndarjen prandaj dorëheqja është akt politike që krijon mundësi për zgjedhje brenda 45 ditesh”, tha Haziri.