Haziri i reagon Kurtit: Mos nxisni frikë për luftë

Haziri i reagon Kurtit: Mos nxisni frikë për luftë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj kryeministri Albin Kurti, i cili në dy intervista dhënë për mediat e huaja ka përmendur se vendi rrezikohet nga një luftë me Serbinë.



Sipas Hazirit, kryeministri nuk duhet të ngjall frikë te qytetarët, pasi siç tha, Kosova është e mbrojtur nga NATO.

“Kosova e ka një garancion, NATO-n, duke përfshirë edhe kapacitetet tona që janë duke u ndërtuar dhe këto e bëjnë të qartë që nuk po kërcënon lufta, por po kërkohet dialogu, po kërkohet zgjidhja”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, ka thënë se duhet të dëshmohet që Kosova e 17 shkurtit 2008 është Republikë parlamentare, e cila garanton siguri dhe paqe për fqinjët, siguron demokraci dhe zhvillim për popullin e saj pavarësisht etnisë.

“Fatkeqësisht, edhe në rrafshin e brendshëm e edhe atë të jashtëm kjo qeveri ka treguar mungesë të lidershipit, mungesë të guximit politik për t’i zgjidhur problemet. Tash e 1 vit e gjysmë, nuk kemi qeverisje, por administrim. Është e papranueshme që VV e riktheu administrimin që e kemi lënë pas më 17 shkurt 2008 dhe Kosova po vuan nga kjo mënyrë e udhëheqjes”.

Related Articles