Haziri: Jemi dalë me një rezultat ku nuk është menaxhuar suksesi nga partia e parë

Haziri: Jemi dalë me një rezultat ku nuk është menaxhuar suksesi nga partia e parë

Kandidati për deputet, nga LDK, Lutfi Hazri në një deklaratë për media ka folur për shtyllat kryesore ku LDK ka fokusin, raporton Gazeta “Enigma”.

“Stabiliteti institucional dhe kthimi tek stabiliteti ekonomik integrimet euroatlantike janë shtylla kurrizore ku ne kemi me u fokusua dhe me orientua Kosovën, me kthye Kosovën duke përmirësuar këto probleme sistemore, avaritë institucionale që janë shkaktuar nga kjo qeverisje”, tha Haziri në “Politiko”.

Tutje ai ka theksuar se “përshkrimi i situatës nuk e zgjidh problemin në asnjë situatë, jemi dalë me një rezultat ku nuk është menaxhuar suksesi nga partia e parë”.

“Mos menaxhimi i suksesit nga partia e parë është problem serioz për me i menaxhuar, ndërtuar dhe me udhëhequr me procese tjera. Nën dy është legjitime dhe krejt serioze që kandidaturat e partive politike mos me pas askush të drejt me të ndërhy sepse është votë e fituar, por bashkëpunimi nuk është vetëm vullnet në Kosovë, bashkëpunimi politik është njëfarë frymë kushtetuese”, deklaroi Haziri.

Related Articles