Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth qeverisjes aktuale të kësaj komune.
Ai pati një varg kritikash për punën e kryetarit aktual të komunës Alban Hyseni.
Haziri tha se LDK është e gatshme ta ndihmojë Hysenin të dalë nga kjo situatë.
“Ne mundemi me i huazu kuadrot tona. Ne i lusim njerëzit tonë, i thojmë për plan ekonomik, zhvillimor, urban, çfarëdo nëse komuna ka edhe këshilltarët komunal edhe profesionistë, unë jam i gatshëm që me i lutë kolegët e mi, 5, 10 apo 50 me i ulë edhe me thirrë z. Hyseni dhe t’i diskutojmë 2 ditë apo 3 ditë edhe me i ndihmu në menaxhimin e projekteve, edhe të planifikimit edhe të zbatimit, duke e përfshirë edhe vetën time”, tha Haziri.
Nënkryetari i LDK-së tha se në moshën e Alban Hysenit, ai ka qenë pjesë e vendimarrjeve të mëdha që e kanë sjellur pavarësinë.
“Në moshën e tij unë kam menaxhu me ekipin e unitetit dhe ësht shkaktuar 17 shkurti”, tha Haziri gjatë konferencës.