Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve përmes një konference për media iu ka drejtuar gjilanasve duke thënë se LDK-ja prin lartë edhe mbi marzhën e gabimeve dhe ka gjasë që të dalin fitues në Gjilan pa balotazh.
“LDK-ja prin lartë dhe do të dalim mbi marzhën e gabimeve dhe ka gjasë që të dalim pa balotazh fitues dhe kjo na bën përgjegjës dhe krenarë në të njëjtën kohë”, është shprehur Haziri.
Tutje, ai tha se LDK-ja është rikthyer tek një fitore bindëse si parti politike me përmbysje në rezultatet zgjedhore.
“Kemi parë edhe rezultatet e para të EXIT-POLLIT dhe mostrat po tregojnë një fitore bindëse të DK-së si parti politike dhe kjo është një kthim i madh i LDK-së sepse e ka përmbysë rezultatin”, është shprehur Haziri.
Kujtojmë se sipas rezultateve të EXIT POLL-eve, në Gjilan do të ketë balotazh mes Lutfi Hazirit të LDK-së dhe Alban Hysenit të VV-së.