Haziri: Kur po bëjmë kompromise, po ndëshkohemi

Haziri: Kur po bëjmë kompromise, po ndëshkohemi

Ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas nënkryetarit Lutfi Haziri, ka në vazhdimësi kërkesa për të lëshuar pe, në mënyrë që të dilet nga kriza politike në të cilën është thelluar vendi.

Ai madje thotë se sa herë takon qytetarë, e porosisin që të bëjë kompromise pasi sipas tij, edhe në të kaluarën LDK-ja ka bërë të tilla.

Por, sipas Hazirit, kompromiset po i kushtojnë shumë LDK-së në zgjedhje.

“Ata që mendojnë që LDK-ja duhet me u sjellë butë, LDK-ja duhet me ba kompromise të dhimshme, LDK-ja duhet me ba veprime në emër të krejtve se tjerët nuk bëjnë, në 99% të rasteve kur flas me njerëzit në rrugë, në qytetet tjera më thonë po ju jeni kanë gjithmonë, ju keni lëshu pe, ju bëni kompropmise, na shkoj vendi keq: po mirë bre, na po lëshojmë por kur po dalim në zgjedhje ju po sjellni shuplaka mandej. Problemi është që po sjellni pa dhimtë”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës.

Haziri më tej theksoi se nuk i përgjigjen pozitivisht thirrjes për shkelje të Kushtetutës, siç i është referuar ai ftesave të LVV-së për koalicion qeverisës.

“Se me të thirrë hajde shkele Kushtetutën bashkë me mu se unë po besoj kështu, hajde bënu shkelës të Kushtetutës, e pas dy ditësh të thotë a jam shkelës unë, epo je edhe ti… Me këtë narracion nuk mundemi ne”, tha më tej Haziri. 

Related Articles