Haziri: Kurti për 6 vjet e përjashtoi Gjilanin dhe Anamoravën nga investimet

Haziri: Kurti për 6 vjet e përjashtoi Gjilanin dhe Anamoravën nga investimet

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke thënë se i njëjti “për 6 vjet, e përjashtoi Gjilanin dhe Anamoraven nga investimet”.

“Ku prekën, e shkretuan”, tha Haziri.

Tutje Haziri akuzoi Kurtin se i ndali 114 milionë investime të zotuara nga LDK-ja.

“Per 4 vite, bedeli i tij në Gjilan dështoi edhe në një projekt të vetëm”.

“Projekti quhet rizhvillimi i Bulevardit “Ibrahim Rugova”. Pse në asnjë rast nuk e permendët?!”, pyeti Haziri.

“A keni tregu se çka bëni me shtatoret e Mulla Idriz Gjilanit, Kadri Zekës e Ramiz Cernices? Ku zhvendosen dhe pse duhet të zhvendosen? Nuk bëhet hajgare me qyetarët e gjallë e kurrë me shtatoret e kolosëve të vendit”, u shpreh tutje nënkryetari i LDK-së.

Tutje Haziri tha se më 1 shtator, në vend që fëmijët dhe prindërit të gëzohen me çerdhe të reja, hapësira shkollore apo vetë librat e garantuara, ata (Kurti dhe kryetari Alban Hyseni) zgjodhën “të mashtrojnë prapë”.

“Para Kuvendit, filluan inagurimin e rizhvillimit të një copë qendre në kundërshtim me PZHK-në dhe planet urbane. Pa leje pune dhe pa buxhet të garantuar, premtuan tunel nëntokësor në zemër të qytetit. Për më keq, paralajmëruan pa leje pune, pa leje rrënimi e ndërtimi, që vazhdojnë me mashtrim”.

“Duam Autostradën, Impinantin për trajtimin e ujërave të zeza, rrugën e Prishtinës, Parkun e Paqes, çerdhen në “Arbëri”, rrugen për Viti, rrugën e Kumanovës e shumë projekte tjera, të cilat i ndaluat në zbatim. Duhet të jepni llogari, përse nuk i keni bërë. Pse e dëmtuat deri në stërkeqje rrugën “Adem Jashari” dhe “Hamdi Kurteshi”? Ku keni prek, keni shkretu dhe e keni kthy Gjilanin në grope të zezë financiare e avari adminsitrative. Këto janë vepra penale që nuk mund t’i shpëtoni me kohë”, u shpreh më tej Haziri.

“Mos ta harrojmë Stadiumin e Qytetit, i cili do të duhej të ishte i gatshëm tashmë për Ligën e Konferencës”.

“Mashtrimi nuk kalon! Gjilanasit u dhanë një copë besimi, por e nëpërkëmbët për toke”.

“Arberi po vjen. LDK, më 12 tetor, besë e shpresë!”, u shpreh në fund Haziri. /Gazeta Enigma

Related Articles