Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për tri gjeneratat që e kategorizojnë këtë parti.
Haziri tha se LDK-ja përbëhet nga gjenerata e parë, ajo e themeluesve dhe rezistuesve. Gjenerata e dytë, sipas tij është e ndërtuar nga gjenerata e Republikës. Ndërsa gjenerata e tretë është brezi evropian i LDK-së, sipas Hazirit.
Tutje, ai shton se LDK-ja është ndërtuar me ideale, me rezistencë e kryengritje për liri e pavarësi, vlera të cilat Haziri thotë se mundohen mos me i shkel.
“Shërbimi që ne kemi zgjedhur me bë, ka qenë zgjidhja më e mirë që ne e kemi menduar. Në LDK kemi hyrë me ideale, kemi bë rezistencë, kryengritje ushtarake, deri në lirinë e pavarësinë e vendit. Mundohemi mos me i shkel ato vlera, me qenë përgjegjës”, tha Haziri në emisionin “Oxygen”.