Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, nuk ka bërë ende me dije se do të jetë kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Gjilanit.
“Përfundimisht, unë jam duke e mbyllë procesin përtej meje. Presioni dhe kërkesat e qytetarëve, edhe pritjet me thënë drejtën kanë qenë, por unë e kam bërë para katër vitesh qëndrimin tim. Atëherë kam hyrë për interes politik – më shumë të LDK-së – sepse kemi kaluar një proces të keq zgjedhor dhe është dashur me ruajt, riparu atë rezultat sa të ketë mundësi. Por, ne jemi partia e parë në zgjedhjet lokale atje dhe për 421 vota elektorale është dallimi në ekzekutiv. Rikthimi do të ndodhë, por jam duke punuar dhe do ta mbyll procesin shumë shpejt këto ditë përtej meje”, ka thënë ndër të tjera Haziri në emisionin ‘Reel Talk me Maxhunin’ në Periskopi.