Sot, dega e LDK-së në Gjilan, ka zyrtarizuar kandidaturën e Arbër Ismajlit për kryetar Komune në Gjilan.
Pas konfirmimit ka reaguar kryetari i degës ë LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, i cili për vite me radhë ka qenë kandidati kryesor i LDK-së për kryetar komune në Gjilan.
Haziri përmes një postimi në Facebook, ka treguar për Ismjalin i cili njëkohësisht është nënkryetar i degës së LDK-së në Gjilan.
“Ky është një vendim që vjen si rezultat i një besimi të ndërsjellë dhe vlerësimi të thellë për punën, përkushtimin dhe vizionin që Arbëri ka dëshmuar gjatë viteve, veçanërisht si nënkryetar i Komunës, por edhe si një aktivist i palodhur i LDK-së për tri dekada. Ai është pjesë e gjeneratës së dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjeneratë e artë e familjes sonë politike”, ka shkruar tutje Haziri./GazetaEnigma/
Postimi: