Haziri-LVV-së: Ditëve të fundit më shumë kalojnë në zyrat e Prokurorisë sesa në zyrat e Qeverisë

Haziri-LVV-së: Ditëve të fundit më shumë kalojnë në zyrat e Prokurorisë sesa në zyrat e Qeverisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas dështimit të seancës së sotme ka përmendur sërish idenë për qeveri kalimtare, si zgjidhje e vetme për ngërçin aktual, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka thënë para mediave se çështja duhet të zgjidhet vetëm me marrëveshje politike, derisa tha se kabineti aktual po e shfrytëzon edhe qeverinë e edhe ulësen e deputetit.

Haziri tha se ditëve të fundit “kabineti qeveritar më shumë po kalon në zyrat e Prokurorisë sesa në zyrat e Qeverisë”.

“Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së konfirmojmë se në takimin e 34-të u konfirmua se çështja politike dhe zgjedhjet e organeve deri në konstitutim s’mund të zgjidhen me procedura, por duhet me marrëveshje. Edhe deputetë e edhe ministër s’mund të funksionojë qeveria në detyrë. Po e shohim që ditëve të fundit më shumë kalojnë kabineti qeveritar në zyrat e Prokurorisë sesa në zyrat e Qeverisë”, ka thënë Haziri.

Sipas Hazirit, dëmi më i madh i Qeverisë Kurti mbetet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e dakorduar në Ohër.

Related Articles