Haziri: Na kanë kontaktu deputetët tanë, për votat e qeverisë por LDK do të reagoj e bashkuar

Haziri: Na kanë kontaktu deputetët tanë, për votat e qeverisë por LDK do të reagoj e bashkuar

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se të gjithë deputetët e partisë së tij do të veprojnë në mënyrë të unifikuar përballë çdo përpjekjeje për “gjah politik” në procesin e formimit të qeverisë së re.

Në një intervistë për emisionin Pressing në T7, Haziri tha se LDK është e bashkuar dhe se nuk ka gjasa që ndonjë deputet të kalojë në anën e qeverisë.

“Ne e kemi dëshmu që nuk ndodhë te na, jemi unik, ndërtojmë politika të përbashkëta, debatojmë brenda edhe në fund reagojmë bashkë”, u shpreh Haziri.

Ai tregoi se gjatë kësaj periudhe ka pasur kontakte dhe oferta ndaj deputetëve të LDK-së, por të gjitha janë trajtuar me transparencë brenda partisë.

“Neve na kanë kontaktu deputetët, deputetët tanë na kanë njoftu kolegialisht… Kanë tregu dhe kanë diskutu brenda subjektit tonë edhe për oferta edhe për ndërmjetësuesit… Nuk ka pas më situata të reja gjatë gjithë verës, tani meqë kemi një datë – sot 10 ditë që duhet me dalë me kabinet qeveritar e LDK do të reagojë njejtë. Jam i bindur që 20 deputetë do të reagojnë njejtë”, përfundoi Haziri.

Related Articles