Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka thënë se një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet të ia sigurojë ushqimin ushtrisë së vet.
Për këtë, Haziri fajtor e lë kryeministrin Albin Kurti.
“Me u mundu të zgjidhësh problemin e ushtrisë me mensën e studentëve, është diçka krejt tjetër. E ka krthyer krej prapë. Është një njeri që e ka kundërshtuar dhe 17 shkurtin, e ai sot po e izolon si kryeministër, po ia shkakton dhimbjen më të madhe. Një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet të ia garantojë pasulin ushtrisë”, u shpreh Haziri.
“Ministri Maqedonci ka imunitet, është i përgatitur, dhe mendoj se po bëhet goditje ndaj tij”, u shpreh Haziri sa i përket ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit.