Në ngjarjet e fundit rreth Kuvendit të Republikës së Kosovës, nëse është apo jo një Kuvned i konstituuar, Lutfi Haziri në “Politiko” thotë se nuk e kemi një të tillë.
“Nuk kemi kuvend të konstituuar dhe nuk quhet i konstituuar pa u zgjedhur kryesia, se paku duhet te rrumbullakesohet si proces sepse po flasim per te drejten e fituar”.
Haziri tha se e kishin ftuar Kurtin për një marrëveshje politike, në mënyrë që të implementohen rezultatet e 9 shkurtit, por pa rezultat. Sipas tij, Albin Kurti në emër të së drejtës së fituar si parti e parë me 9 shkurt, ka insistuar dhe ka arritur që me procedurë ta zgjedhë kandidatin e pestë të propozuar dhe jo në një marrëveshje politike qe LDK e ka ftuar.
“Nëse për disa muaj Zoti Kurti në emër të të drejtës së fituar si parti e parë me 9 shkurt, ka insistuar me kokëfortësi dhe ka arritur që me procedurë ta zgjedhë kandidatin e pestë të propozuar e jo në një marreveshje politike për te cilën ne e kemi ftuar dhe e kemi thirrë”, shtoi tutje Haziri.